Aktorja përlotet në studio, Cubi Metkaj tregon momentin më të vështirë: Hoqa dorë nga jeta
Ajo njihet si aktore humori, që në fakt e shoqëron edhe në jetën personale kur zhvishet nga rolet që luan.
Por Cubi Metkaj në një intervistë për ‘Mos i bjer me top’, tregoi një anë tjetër të saj që publiku nuk e ka parë shpesh.
E pyetur se cili ka qenë momenti i saj më i vështirë në jetë, ajo ka veçuar një moment kur ka pasur probleme shëndetësore, teksa tha se në atë periudhë kishte hequr dorë dhe nga jeta…
“Momenti më i vështirë ka qenë një episod në jetën time kur kam kaluar një problem të shëndetit tim fizik, kam hequr dorë nga çdo gjë, profesione, deri dhe nga jeta… kam qenë e izoluar për një periudhë të gjatë, ka qenë një moment delikat dhe për familjen dhe për mua, dhe forca më e madhe për mua kanë qenë prindërit”, u shpreh ajo e përlotur.