Life&Gossip
Gënjeu në rrëfimin e jetës së saj? PAMJET nxjerrin “zbuluar” Ilnisën
‘Prime’-n e së shtunës Ilnisa ka emocionuar publikun në rrëfimin e ‘linjës së saj të jetës’.
Ilnisa tregoi ndër të tjera se nuk ka bërë dasmë me ish-bashkëshortin e saj dhe se ai nuk është kujdesur për vajzën e tyre dhe as nuk e ka takuar.
Më pas, në një bisedë me Romeon, gazetarja ka treguar se ish-bashkëshorti i saj ka pasur takime të shkurtra me vajzën, kur Ilnisa e ka nxjerrë 2-3 minuta poshtë pallatit.
Mirëpo, në “TikTok” po qarkullojnë disa foto të cilat e kanë nxjerrë ‘zbuluar’ Ilnisën.
Foto nga dasma e saj me ish bashkëshortin e më pas foto ku ish bashkëshorti i saj kalon kohë me vajzën e tyre./oranews.tv