Life&Gossip
Zënka mes tyre? Olta Gixhari nuk i hap telefonin Monika Lubonjës, ja si reagoi aktorja
Aktoret Monika Lubonja dhe Olta Gixhari kanë një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën. Të dyja kanë të njëjtin profesion e po ashtu kanë kaluar të njëjtën eksperiencë, atë të “Big Brother Vip Albania”.
Mbrëmjen e djeshme, në “Top Arena” u vu në provë miqësia e tyre. Ishte moderatorja Erjola Doçi, ajo e cila gjatë lojës, i kërkoi Monikës të marrë në telefon Oltën.
Në telefonatë ajo do të komplimentohej për linjat trupore dhe për bukurinë. Megjithëse telefoni ra disa herë, Olta Gixhari nuk e hapi por sërish Monika Lubonja ia dha mesazhin e saj.
“Olta Gixhari, pas meje, je femra më seksi e show bizit, kinemasë dhe teatrit”, u shpreh Monika.