Vendi

Zjarri masiv në tregun e Shkodrës, një zjarrëfikës përfundon në spital

Një efektiv i repartit zjarrëfikës në Shkodër ka përfunduar në spital mbrëmjen e kësaj të premte. Efektivi i zjarrëfikëses ka pasur probleme nga tymi, për shkak të betejës me flakët për mbi një orë.

Zjarri në pazarin e rrobave të përdorura në Shkodër ka qenë i përmasave të mëdha, çka ka shkaktuar dëme edhe në 5 banesa. Për fat të mirë, nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz.

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci për mediat tha se në terren do të zbresin ekipet e kontrollit për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.

Në ndihmë të zjarrëfikësve të Shkodrës kanë shkuar edhe ata të Ulqinit, Lezhës dhe Malësisë së Madhe, ndërsa pritet që të mbërrijë edhe helikopteri i Forcave të Armatosura për të vënë nën kontroll të plotë flakët që vijojnë të jenë aktive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button