Bota

Zelanda e Re ndalon shitjen e duhani për ata që kanë lindur pas 1 janarit 2009

Zelanda e Re do të ndalojë me ligj shitjen e duhanit për ata që kanë lindur pas 1 janarit 2009. Ligji do të hyjë në fuqi nga korriku 2024 dhe do të përfshijë dispozita për të reduktuar përmbajtjen e nikotinës në produktet e duhanit, por dhe numrin e shitësve të duhanit për më shumë se 90%.

Zëvendësministri i Shëndetësisë Casey Costello tha se qeveria e koalicionit ishte e përkushtuar për të reduktuar duhanin duke marrë një qasje të ndryshme rregullatore për të dekurajuar zakonin dhe për të zvogëluar dëmin që shkakton.

“Ne së shpejti do të kemi një paketë masash në kabinet për të rritur mjetet në dispozicion për të ndihmuar njerëzit të lënë duhanin”, tha Costello.

Zëvendësministri i Shëndetësisë shtoi se rregulloret për duhanpirjen do të forcohen gjithashtu për të penguar të rinjtë. Vendimi është kritikuar ashpër për ndikimin e mundshëm që do të ketë në popullata si Maori dhe Paqësori, ku normat e pirjes së duhanit janë shumë të larta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button