“Vjen e më godet”/ Juli fyen Jetmirin: Je një injorant…
Jetmiri është banori më i ri në spektaklin televiziv “BBVA3”, ka sjellë mjaft trazira në shtëpi.
Një nga banorët që ka shprehur mos pëlqim për të është Juli.
“Nuk e kuptoj kur nuk më konsideron, vjen e më godet. Ky zotëria ka vendosur të mos e bëjë lojën përballë. Nëse është një gjeneral i mirë i historisë, le ta bëjë lojën me vajzat.
Unë i kam thënë kur të dojë të bëjë një debat tamam, unë këtu jam, nuk kam as frikë, i kam arguementat gati. Nuk kam asnjë kështu ‘e konsideroj, nuk e konsideroj’.
Unë i pres njerëzit përballë, nuk i gjej kur fshihen. Unë kam 20 vjet karrierë dhe kur të dal nga këtu, e di që do bëj prokopi.
Dhe ti ke qeshur e më ke duartrokitur. Kështu që mos fol pas krahëve sepse je një injorant”, është shprehur Juli.