Vendi

U qëllua për vdekje me thikë pas sherrit në Fier. Postimi i shkollës “Petro Sota”: Dhimbja dhe lotët janë të pashtershëm për ty Grrei.

Grei Bihuci, 19-vjeçari që u vra sot me thikë ngë një 18-vjeçar në qendër të Fierit ishte nxënës në shkollën profesionale ‘Petro Sota’, në degën TIK.

19-vjeçari kishte bërë 2 orë mësim dhe kishte ikur nga shkolla. I riu punonte pasdite si kamerier në një bar pastiçeri.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se bangave të shkollës sonë, shokëve, mësuesëve, prindërve dhe dy motrave, do ju mungojë Grei Bihuci, ky djalë i dashur, shembullor, i zgjuar dhe i papërtuar për të marrë dije. Dhimbja dhe lotët janë të pashtershëm për ty Grrei.

I shprehim ngushëllime të përzemërta familjarëve të Greit! Qofsh i paharruar në zemrat tona! 😥” ka qënë postimi i stafit petagogjik të shkollës “Petro Sota.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button