Thellohet bilanci i masakrës në sallën e shfaqjeve në Moskë, shkon në 115 numri i të vdekurve
Natën e kaluar, persona të armatosur hapën zjarr mbi turmat në një sallë koncertesh në Krasnogorsk në rajonin e Moskës, duke vrarë të paktën 115 dhe duke plagosur më shumë se 140.
“Në vendin e sulmit terrorist në sallën e koncerteve Crocus City Hall, kur shërbimet e urgjencës po pastronin rrënojat, u gjetën më shumë trupa të të vdekurve,” tha komiteti hetues i Rusisë. “Kështu, numri i të vdekurve aktualisht është 115 persona.”
Guvernatori i rajonit të Moskës thotë se pret që numri i të vdekurve të rritet, pasi punonjësit e shpëtimit vazhdojnë të lëvizin rrënojat në vendngjarje.
“Shpëtimtarët po punojnë në skenën e tragjedisë në Crocus. Ata po vazhdojnë të pastrojnë rrënojat dhe të kërkojnë njerëz. 719 specialistë dhe 213 pajisje janë të përfshirë… 20 trupa të tjerë janë gjetur nën rrënoja. Puna do të vazhdojë edhe për të paktën disa ditë”, thuhet në deklaratë.
Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë, por FSB thotë se të dyshuarit kishin kontakte me Ukrainën dhe po përpiqeshin të iknin nga kufiri.