“Tentoi të vrasë veten” – Rrëfimi prekës i Julia Ilirjanit për bullizmin ndaj vajzës
Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Julia Ilirjani ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ku ndër të tjera foli për arsyen përse u largua nga Shqipëria.
Sipas saj, bullizimi që po i bëhej vajzës, e cila madje kishte tentuar të vriste veten, e detyroi të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“I gjeta shenja në të dyja krahët”, rrëfeu Julia, duke treguar se vajza bullizohej nga vajza e një kolegut të saj, që sot është në politikë.
“Më vjen keq që janë kaq indiferentë. Shpresoj që gjërat të kenë ndryshuar tani. Atëherë, u detyrova të ikja. Ti provon goditje nga njerëz që nuk e ke menduar. Bën pyetjen përse njerëzit duhet të sillen kështu ndaj njëri-tjetrit. Kisha dhe probleme me shëndetit.”
Aktorja foli edhe për planet për të qëndruar në atdhe.
“Me shpirt, me zemër, jam e rikthyer. Do duhet pak kohë, por mendoj se po, Julia është në Shqipëri.”