Vendi

Temperaturat deri në 30 gradë – Njihuni me parashikimin e motit për këtë të martë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira mesatare kalimtare të larta transparente nga orët e mesditës përgjatë Ultësirës Perëndimore në relievet kodrinore të saj.

Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim perëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë jugor e lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button