Të vërteta apo jo? Luizi komenton miqësinë dhe lidhjet Meriton-Ilnisa dhe Romeo-Heidi: Është e turpshme… Dominojnë vajzat
I ftuari special i mbrëmjes së sotme, Luiz Ejlli ka komentuar debatin mes Romeos dhe Meritonit.
I pyetur nga Ledioni se sa e vështirë është të kesh shokë brenda lojës ai tha:
“Nuk e kuptoj pse duhet me u marr kaq shumë me diçka të lexueshme. Të dy kanë krijuar lidhje brenda.
Mesa mbaj mend unë u përfolen këto lidhje, janë të verteta a s’janë të vërteta dhe këto automatikisht morën vëmendje. Tani kanë rënë në gjumë të dyja lidhjet.
Nuk them që i kanë të vërteta, nuk e di unë e dinë ata por përderisa nuk e ndjejmë jashtë këtë emocion duket sikur s’janë.
Gjithsesi koha do e tregoj. Shtëpinë e Bigut e zoterojnë femrat. Dominuesi i debateve është femra. Këto e gjetën zgjidhjen, duke marrë parasysh nderet që i kanë bërë njëri-tjetrit jashtë, që ështe shumë turp që permendin situatat njeri-tjetrit.
Kjo i bie që këto nuk jane miq të vërtetë. Po e shohin që po i ikën vëmendja, dhe kur e shohin që vëmendja po ikën tek vajzat dhe thonë ajde burra t’ia fusim njeri-tjetrit.