Bota

Studimi/ Ilaçet popullore për humbjen e peshës dhe diabetin rrisin rrezikut e verbimit

Njerëzit që marrin medikamentet për të trajtuar diabetin dhe obezitetin, Ozempic ose Ëegovy mund të kenë një rrezik më të lartë të zhvillimit të një forme të rrallë verbërie, sipas një studim të ri.

Verën e kaluar, mjekët në Mass Eye and Ear vunë re një numër jashtëzakonisht të lartë pacientësh me neuropati optike ishemike anteriore jo-arteritike, NAION, një lloj goditjeje në sy që shkakton humbje të papritur të shikimit pa dhimbje në njërin sy.

Raste të tilla janë të rralla. 10 në 100.000 njerëz mund ta përjetojnë atë, por mjekët vunë re tre raste brenda një jave dhe secili prej tyre përdorte medikamente për diabetin ose obezitetin.

Një vështrim pas në të dhënat mjekësore gjatë gjashtë viteve të fundit, tregoi se njerëzit me diabet kishin më shumë se katër herë më shumë gjasa për t’u diagnostikuar me NAION nëse merrnin një semaglutide me recetë, dhe ata që ishin mbipeshë ose obezë kishin mbi shtatë herë më shumë gjasa të përjetonin sëmundjen nëse po merrnin mjekimin.

Megjithatë, studimi, i publikuar të mërkurën në revistën mjekësore JAMA Ophthalmology, nuk mund të vërtetojë se medikamentet semaglutide shkaktojnë NAION.

Novo Nordisk, prodhuesi i medikamenteve të vetme semaglutide në SHBA, theksoi se të dhënat në studimin e ri nuk janë të mjaftueshme për të vendosur një lidhje shkak-pasojë midis përdorimit të ilaçeve semaglutide dhe NAION.

“Siguria e pacientëve është një përparësi kryesore për Novo Nordisk dhe ne i marrim shumë seriozisht të gjitha raportet në lidhje me efektet anësore nga përdorimi i ilaçeve tona”, shkroi një zëdhënës i kompanisë në një email për CNN.

Ekspertët pajtohen që rreziku i mundshëm i NAION nuk duhet të pengojë përdorimin e medikamenteve semaglutide për trajtimin e diabetit ose obezitetit. Ndërkohë, mënyrat se si semaglutidet ndërveprojnë me sytë nuk janë kuptuar plotësisht.

Ndryshimet në nivelet e sheqerit në gjak mund të ndikojnë në shikimin, tha Dr. Disha Narang, një endokrinologe dhe drejtore e mjekësisë së obezitetit në Endeavor Health në Çikago.

Etiketat e miratuara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA për Ozempic dhe Ëegovy rendisin ndryshime të shikimit te efektet anësore të mundshme, dhe Novo Nordisk po heton rastet. Për momentin, pacientët të cilët janë duke marrë semaglutide ose duke marrë në konsideratë trajtimin duhet të diskutojnë rreziqet dhe përfitimet me mjekët e tyre, veçanërisht ata që kanë probleme të tjera të nervit optik, thonë ekspertët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button