Stop cigareve elektrike nën 18 vjeç: Të ndalet shitja pranë shkollave
Ndalimi i cigareve elektronike për moshat nen 18 vjeç u diskutua këtë te hënë ne komisionin për çështjet evropiane duke marre dakordësi nga mazhoranca dhe opozita.
Etilda Gjonaj ne fjalën e saj tha se do te dyfishohen gjobat për subjektet te cilat shesin dhe ofrojnë produkte te duhanit për këtë kategori moshe.
Shqetësuese për opozitën mbetet zbatimi i ligjit dhe përdorimi i drogërave te shumëllojshme ne ambientet e shkollave.
Detyrim për këto subjekte do te jete po ashtu edhe vendosja e tabelave qe sipas mazhorancës nuk zbatohet plotësisht.
Një parashikim ne nisme është edhe ajo e ndalimit te reklamimit te drejtpërdrejtë dhe ne mënyrë te tërthorazi dhe sponsorizonim te te gjitha produkteve te duhanit.
Palët vlerësuan se nevojitet ndërgjegjësim ne ketë aspekt me shume sesa ndëshkim./oranews.tv