Rajoni
Sot përcillet për në banesën e fundit gruaja që u vra nga bashkëshorti në Pejë
Sot i jepet lamtumira e fundit Gjyljeta Ukella, gruaja që u vra dje nga bashkëshorti i saj në Pejë.
Sipas njoftimit nga familjarët, varrimi i saj do të bëhet në orën 16:00 në varrezat e qytetit të Pejës, përcjell Klankosova.tv.
E ndjera u vra mëngjesin e së martës brenda banesës nga burri i saj, Edmond Lajci, me të cilin kishte tre fëmijë.
I dyshuari është vetëdorëzuar. Atij aktualisht i është caktuar një muaj paraburgim, ndërkohë gjatë procesit gjyqësor, Lajci mund të dënohet me 10 vjet minimalisht dhe maksimalisht me burgim të përjetshëm.