Simona Halep hedh poshtë dënimin 4-vjeçar, kthehet në fushën e tenisit
Simona Halep, ish-numri një në tennis dhe fituesja e dyfishtë e garave të “Grand Slam” është shpallur e pafajshme kundrejt akuzave të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, për shkak të dy shkeljeve me dopingun. Lajmin e bën të ditur vet tenistja ne rrjetet sociale.
Ish-kampionia e Wimbledon-it, Simona Halep është e lirë të kthehet në fushën e tenisit. 32-vjeçarja rezultoi e pafajshme në akuzat e ngritura për doping përballë Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.
Duke i shpëtuar kështu ndalimit 4-vjeçar për të mos qenë më pjesë e tenisit, gjë e cila e la të frikësohej sportisten se karriera e saj kishte mbaruar.
Halep është shprehur në rrjetet e saj sociale se do t’i rikthehet tenisit me energji të përtërira dhe një shpirt të gjallëruar.
“Kjo sprovë ka qenë një testament i qëndrueshmërisë, triumfi i së vërtetës është një justifikim i hidhur që, megjithëse i vonuar, është jashtëzakonisht i kënaqshëm”, tha sportistja.
Kujtojmë që pezullimi i saj u bë më 12 shtator 2023 nga Agjencia Ndërkombëtare për Integritet në Tenis (ITIA) pasi vendimi u mor nga një tribunal i pavarur.
Halep edhe në të kaluarën ishte pezulluar nga tenisi profesional pasi kishte rezultuar pozitive me doping më 2022 në garën U.S Open. ITIA tha se Halep personalisht kishte dëshmuar gjatë seancave dëgjimore të tribunalit që u mbajtën në fund të qershorit.
Tenistja gjatë karrierës së saj ka fituar në Ëimbeldon dhe në Franch Open. Më 2019, ajo u bë rumunia e parë që u radhit e para në listën e tenisteve më të mira në botë…