Shëndet

Si të hiqni qafe dhimbjet e nervit shiatik / Mjeku Ylli Merja tregon kurën: E largoni për 2 javë

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për nervin shiatik, çfarë është, si shkaktohet dhimbja dhe cilat janë kurat natyrale më efektive.

“Nervi shiatik është nervi më i gjatë dhe më i madh në trup, ai është aq i trashë sa një prej gishtërinjve tanë kur arrin në pjesën e shpinës. Ai pastaj kalon nga pjesa e prapme drejt ijeve dhe poshtë tek këmba nga ku ndahet në gju në dy degë. Çdo këmbë ka nervin e tij shiatik. Dhimbja e nervit shiatik mund të ndihet thellë në pjesën e prapme, me dhimbje që shkon drejt shpinës dhe poshtë për në këmbë, nganjëherë edhe në shputën e këmbës. Dhimbja mund të jetë e shoqëruar me ndjesi shpimi gjilpërash, “gjemba” apo mpirje. Gjithashtu kemi dobësi të muskujve të këmbës, dhimbje shpuese vetëm e njërës këmbë ose shpinës në njërin krah, dhimbje të forta në njërin krah të çapokut, te muskuli piriformis, ose ndezje. Dhimbjet shtohen gjatë tështitjes, gjatë kollës apo në tualet” shprehet Merja, duke theksuar se funksioni i nervit shiatik është që të japë ndjeshmërinë dhe komandat e lëvizjes së këmbëve, pra ana motorike e njeriut.

Po cilët janë shkaktarët për problemet me nervin shiatik? Sipas specialistit Ylli Merja, një nga shkaktarët kryesor është spondiliatroza, gjithashtu pjesa e fortë e kërcit të indit vertebral nga sforcimi mund të shformohet, kriprat që rrjedhin nga ky kërc i plasaritur irritojnë nervin shiatik, ngushtimi i kanalit spinal, shtrembërimi i shtyllës kurrizore, qëndrimi gjatë në këmbë ose karrige, puna me makineritë e rënda, obeziteti shtrembëron shpinën, shtatzania, dobësimi i kërcit te fashetat vertebrale, sindroma Piriformis, muskuli që lidh sakrumin dhe koksofemoralin mund të inflamohet. Një tjetër shkaktar, thekson Merja, është dhe mënyra e gabuar e ngritjes së peshave. Ngritja me gjunjë e përgjysmon peshën, ajo me shpinë e katërfishon peshën.

“Me pak durim, me disa ushtrime të lehta dhe me disa kremra dhe çajra, mund të them se nervi shiatik rikthehet në gjendje optimale për rreth dy javë” thekson Merja, i cili tregon hap pas hapi trajtimin alternativ për nervin shiatik.

Gjithashtu llixhat janë të rekomandueshme për personat që vuajnë nga dhimbjet e nervit shiatik apo hernies diskale duke qenë se të gjitha nervat lirohen dhe çtensionohen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button