Vendi

Si ndryshon moti/ Temperatura deri në 33 gradë, por nga e marta …

Prilli ka regjistruar temperatura rekord, aspak normale për stinën në të cilën gjendemi.

Sinoptikania Lajda Porja bën me dije se fundjava do të sjellë temperatura tejet të larta, duke bërë që vendi të përfshihet nga vala e të nxehtit.

“Presim temperatura të larta, sot 31, e shtuna e diela 33 gradë, java e shkuar, përfshirë edhe fundjavën mund të quhet valë të nxehti, sepse temperaturat janë 13 gradë më të larta se norma e muajit prill”, tha Porja.

Por nga vera sinoptikanët parashikojnë të kalojmë në pranverë dhe pas të shkojmë në dimër.

“Do nisi si pranverë; e hëna e marta dhe e mërkura me rënie të temperaturave deri në 25-26 gradë,

Nga e enjtja dhe deri në fundjavën e ardhshme tipare dimri. Të martën dhe të mërkurën do kemi reshje shiu ku do ketë shpesh edhe rrebeshe, sidomos e mërkura.

Të enjten dhe të premten do kemi rishfaqjen e dëborës në zonat malore, sepse termometri në mëngjes do jetë 0 dhe -1 gradë në shumë zona përgjatë kufirit lindor”, tha Porja.

Dhe pas një jave me të 4 stinët të përfshira, parashikohet që moti të stabilizohet në javën e katërt të prillit, ku do të kemi edhe temperatura tipike të stinës dhe herë pas here reshje shiu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button