Shqipëria në listën e vendeve me duhanpirje të lartë, 38.8% të të rriturve e përdorin
Mes 163 vendeve me normën me te larte te duhanpirës. Shqipërie gjendet ne vendin e 47 me një rezultat te 38.8% te te rriturve meshkuj që e përdorin.
Këto janë shifrat e publikuara nga Banka Botërore nga ku vërehet se ne kemi lënë pas Greqinë dhe Malin e Zi. Ne këtë renditje Podgorica paraqitet me normën e duhanpirjes me 31.6 % ndërsa Greqia shfaqet ne nivelet e 36.5%.
Indonezia është ne krye te listës për normën me te larte te duhanpirjes me gati 71.4% ndjekur nga Mianmar 68.8% Timor Leste dhe vendeve Karaibe 67.6%
Ndërsa vendet e Afrikës si Ghana, Nigeria dhe renditen si vendet me konsumin më te ulet me nga 6.6% të meshkujve,
Në dokument thuhet se normat e larta te pirjes se duhanit paraqesin rreziqe serioze për shëndetin duke kontribuar edhe ne sëmundje te kancerit te mushkërive, sëmundjeve te zemrës apo çrregullime te frymëmarrjes.
Përveç këtyre shtohet dhe shpenzimi financiar si tek rritja e kostos se kujdesit shëndetësor dhe reduktimin e produktivitetit duke renduar edhe familjet
Ne përfundim rezultatet tregojnë se organizatat e shëndetit publik apo edhe qeveritë është e rëndësishme te zbatojnë strategji për te luftuar normat e larta te duhanpirjes./oranews.tv