Vendi

Shi dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

Ditën e Premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të cilat gradualisht do t’ja lënë vendin kthjellimeve kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht mesatar pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe në qendër të vendit. Hera-herës reshjet e shiut pritet të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e mesditës reshjet lokale të shiut me intensitet të ulët do të riaktivizohen përsëri por vetëm përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpjtësi deri në 12m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 13 deri 29°C
në zonat e ulëta 16 deri 33°C
në zonat bregdetare 16 deri 30°C

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button