Rritje rrogat për të tërë/ Nga 1 korriku administrata do të paguhet më shumë
Qeveria ka miratuar rritjen e pagës për punonjësit e administratës shtetërore.
Shtesa do të mund të përfitohet prej 1 korrikut ndërsa janë 7 kategori që do të kenë rrogën më të lartë.
Ministri i financave shprehet se synimi është arritja e një page mesatare prej 105 mijë lekësh
“Me miratimin e vendimeve ditën e sotme avancojmë fazën e dytë të politikës së rritjes së pagave, nisur në vitin 2023, nga e cila përfitojnë rreth 135 mijë punonjës te administratës. Përmes zbatimit të kësaj politike paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105mijë lekë. Pagat e rritura fillojnë të aplikohen në 6 mujorin e dytë të vitit, pra duke filluar nga 1 korriku, me një kosto të përllogaritur prej afro 11 miliardë lekësh për ketë 6 mujor të dytë të vitit dhe me një kosto totale buxhetore prej afro 40 miliardë lekësh.”
Ervin Mete sqaroi dhe cilët do të jenë punonjësit që do të kenë rritje të rrogës.
Nga kjo politike përfitojnë:
– Punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar;
– Punonjësit e sistemit shëndetësor;
– Punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit:
– Policia e Shtetit
– Policia e Burgjeve
– Garda e Republikës
– Forcat e Armatosura
– Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi
– Si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.
Gjithashtu, me ndryshimet ligjore të miratuara, parashikohet të realizohet indeksimi i të gjitha pagave në administratën publike me normën e inflacionit në fuqi, indeksim që do të realizohet në vazhdimësi çdo dy vjet, duke filluar nga viti 2026.
Pas mbledhjes së qeverisë ishin ministrat përkatës ata që prezantuar më në detaje se si do të veprohet me zbatimin e vendimit.