“Rolex”-i i hap probleme/ Nisin hetimet për presidenten e Perusë: E kam blerë me kursimet e mia
Prokurori i Përgjithshëm i Perusë njoftoi dje se ka nisur një hetim paraprak kundër presidentes Dina Boluartek, e cila dyshohet se mbante ora të shtrenjta, pa deklaruar blerjen apo origjinën e parave, gjatë kohës që ishte ministre.
Hetimi filloi pas një raportimi nga media online peruan i lajmeve La Encerrona, i cili filloi të publikonte më 15 mars raporte të shoqëruara me foto që tregonin zonja Boluarte duke mbajtur orët kur ajo ishte anëtare e qeverisë në 2021 dhe 2022.
Bëhet fjalë për dyshime për “pasurim të paligjshëm” dhe mosdeklarim të “blerjes së orëve Rolex”, shpjegoi zyra e prokurorisë në një njoftim për shtyp.
Zonja Boluarte siguroi se i ka “duart të pastra” dhe se ka vetëm një orë, të blerë me kursimet e saj.
Presidentja, 61 vjeçe, ishte përballur tashmë me një hetim, me një aktakuzë edhe më të rëndë (“gjenocid”, “vrasje serike me rrethana rënduese” dhe “shkaktim i lëndimit të rëndë”), pas vdekjes së më shumë se 50 personave në trazirat që pasuan gjatë inaugurimit të saj në dhjetor 2022. Kreu i shtetit zakonisht gëzon imunitet ligjor deri në fund të mandatit të saj në 2026.