Vendi
Reshje shiu e breshër në Kukës, përmbyten rrugët
Ditën e sotme qyteti i Kukësit është përfshirë nga ndryshimi i motit ndërsa raportohet për reshje shiu. Por ky ndyshim moti ka mjaftuar që brenda pak minutash të përmbyten rruget.
Reshjet e shiut dhe breshëri jo vetëm që kanë freskuar Kukësit por e kanë kthyer atë në një pellg të madh uji. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes shihet uji i cili ka arritur në një nivel sa nuk duken gomat e mjeteve. Pasojat e përmbytjes i kanë vuajtur edhe bizneset të cilat janë mbushur me ujë.