Rënie drastike temperaturash/ Njihuni me parashikimi i motit për këtë të shtunë
Qarkullimi i masave ajrore me origjinë verilindore do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave në territorin Shqiptar ditën e sotme.
Zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga vranësira të shpeshta dhe shira me intensitet të ulët ndërsa zonat malore do të mbizotërohen nga vranësira dhe reshje dëbore, më të theksuara në zonat verilindore.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë kushtet atmosferike në vend por vijojnë temperaturat e ulëta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar të tyre duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.