Pse shumica e të pasurve nuk janë të lumtur?
Ngjan si frazë ngushëlluese, por duket se është më shumë se e vërtetë. Sipas studimeve të fundit, sa më shumë të pasurohemi aq më pak të lumtur jemi.
Një studim, i publikuar këtë muaj në gazetën “Nature Human Behavior”, zbuloi se kur të ardhurat familjare arrijnë deri në 95.000$ në vit (globalisht) përjetojnë një reduktim të theksuar të kënaqësisë dhe një rënie të mirëqënies.
Dhe nga ky fenomen nuk preken vetëm të rriturit. Fëmijët që vijnë nga familje të pasura janë më të prirur për të vuajtur nga depresioni, ankthi dhe tendenca për të abuzuar me substanca të dëmshme.
Por çfarë do të thotë ekzaktësisht një jetë e pasur?
Më shumë lek, më shumë dëshira. Njeriu nga natyra ka tendencën të kërkojë gjithnjë e më shumë. Më shumë para do të ndezin dëshira për gjëra që ndoshta më parë as nuk i konsideroje të nevojshme.
Duke mos vlerësuar vërtetë atë që ke dhe duke e përçuar gjithë energjinë tek gjërat materiale, ironikisht në fund të ditës do ta ndjeni që nuk jeni dhe aq të lumtur nga çfarë mendoni.
“Ne mendojmë se gjërat materiale që blejmë do të na sjellin lumturinë. Por pasi e bëjmë këtë, pyetja e radhës është: Çfarë vjen më pas? Kjo që vjen më pas duhet e jetë më e madhe edhe më e mirë se ajo e mëparshmja për të na kënaqur egon. Kështu harrojmë që kënaqësitë më të mëdha i marrim nga gjestet e dashurisë, lidhjet me të afërmit dhe nga të qenit mirënjohës.”-sqaron një nga psikoterapistët e studimit më sipër.
Më shumë para, më pak liri.
Të jesh një lider do të thotë të bësh pakt me lirinë tënde dhe të pranosh se do të izolohesh nga shumë gjëra. Një status më i lartë sjell tek njeriu dëshirën për të distancuar veten nga të tjerët. Pra, sa më të pasur bëhemi aq më të thjeshtë e kemi të heqim dorë nga vlerat dhe jeta sociale.
Më shumë para, më shumë punë.
Të pasurit njihen si ata që kanë luksion e kohës së lirë. Jo për shumë gjatë. Për ta mbajtur këtë pasuri, atyre i duhet të punojnë shumë. Madje atyre i duhet tqë punojnë edhe më shumë edhe se shtresa e varfër në vende të zhvilluara.
Të punosh me orë të gjata dashur pa dashur na largon nga kënaqësitë e vogla të jetës që na bëjnë vërtetë të lumtur. Siç shtë, koha e kaluar me familjen apo me miqtë më të mirë. e gjithë kjo ndodh psr arsyen e thjeshtë logjike. Punët e paguara më mirë dhe promovimet shoqërohen gjithnjë me më shumë përgjegjësi dhe stres.
Por çfarë na mbetet të bëjmë?
Kryesorja është të gjejmë të mesmen e artë. Vetëm ekuilibri dhe vlerësimi në kohë i gjërave do të mund ta bëjnë njerëzimin e lumtur. Njeriu është më i lumtur kur dëshiron diçka, sesa kur e plotëson atë/botainfo/