“Pse shqiptarët duken më të vjetër se mosha reale”, mjeku: Ky është gabimi që bëjmë..
Mjeku Ilir Allkja tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se shqiptarët tradicionalisht kanë konsumuar darkë shumë vonë çka është një stres i madh për organizmin.
Sipas tij, stili i jetës dhe mungesa e një traditë të shëndetshme ushqimore ka bërë që shqiptarët si popull të duke më të vjetër se mosha e tyre reale.
“Shqiptarët e kanë pasur traditë që vaktin kryesor e kanë darkën që hahet vonë, dhe ky është një stres i madh për organizimin që në vend të pushojë duhet të punojë gjithë natën që të tresë ushqimet e rëndë, dhe ky është një mëkat i madh. Ne jemi nga popujt që ngjajmë më të vjetër sa jemi dhe e kundërta ndodh me italianët apo popujt që kanë tradita ushqimore. Nëse trupit i jep atë ushqim që duhet t’i japësh dhe nuk i jep atë që i bën keq, bën atë aktivitete që i bën mirë trupit nuk sëmuresh kurrë”, tha mjeku.