Lajme

Pse mashtrohet publikisht se investimi në ishullin e Sazanit është i aleatit tonë strategjik, SHBA?

Nga Sonila Meço

Me gjithë dëshirën e mirë, që Shqipëria të shndërrohet në tërheqjen turistike edhe të miliarderëve të botës, që premtojnë edhe respektim habitatesh e zonash të mbrojtura, kjo çështja e “investimit nga vend aleat strategjik si SHBA” në Sazan, siç shprehet ministrja Kumbaro, duhet parë me kujdes kirurgjikal.

Pse?

Jo vetëm sepse Sazani e meriton, jo vetëm se siguria kombëtare është në dyshim, jo vetëm sepse shqiptarët duhet të jenë të qartë se fitojnë në transaksion, jo vetëm sepse mrekullitë e investimit duhen peshuar me ato të natyrës, por edhe sepse… fondet nuk janë amerikane.

Në fakt janë arabe.. Po, po…arabe!

Dhe s’ka asgjë të keqe në dukje, por pse mohohet kjo gjë nga ministrja dhe propaganda në daljet publike? Pse mashtrohet publikisht se investimi është i aleatit tonë strategjik, SHBA?

Pse nuk thuhet e vërteta, se fondi disa miliardësh është i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Sauditë e se Jared Kushner, dhëndri i ish Presidentit amerikan Trump është vetëm administratori i Fondit.

Që do të thotë thjesht e shkoqur, një ditë arabët mund ta shkarkojnë e të vendosin administrator tjetër për Fondin e tyre, përfshirë investimin.

E që sërish do të thotë, në rast të një konflikti tregtar, hesapet nuk i kemi me amerikanët, por me arabët?

Këmbëkryq në Shqipëri po ulen arabët, në Sazan e më herët në Durrës.

A mund të na sqarojë Ministrja të vërtetën pasi ka pohuar për Bloomberg të kundërtën?/SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button