Produksioni i BBV del sërish blof, Egla Ceno filmohet duke shëtitur në Tiranë
Aktorja Egla Ceno është kthyer në “kryefjalën” e mediave rozë ditët e fundit, për shkak të përjashtimit me “Zarf të Zi” nga Big Brother Vip Albania 3 dhe mundësinë për t’u rikthyer sërish në shtëpi dhe të bëhet pjesë e lojës.
Kjo për shkak se ditën e djeshme, vetë produksioni i BBV publikoi disa pamje ku e shfaqte Eglën të izoluar brenda një dhome mure të bardha, teksa lajmëronte se për të do të hapej një televotim gjatë spektaklit për ta rikthyer sërish në shtëpi.
Por, duket se ajo video kanë qenë momentale dhe Egla ka qenë duke aktruar, duke mos qenë e izoluar gjatë gjithë kohë.
Kjo për shkak se dy ditë më parë, Ledjona Xheladinaj e ftuar në “Fan Club” u shpreh se e kishte takuar Eglën kur sapo doli jashtë shtëpisë dhe shtoi se ajo ndihej e lumtur që kishte dalë nga BBV dhe më në fund po shihte njerëz.
Dyshimet shtohen edhe më shumë pas një video që po qarkullon në rrjetet sociale që prej ditës së djeshme, ku Egla Ceno shfaqet duke shëtitur në rrugët e Tiranës dhe nuk është aspak në izolim. Aktorja është filmuar në zonën e “Komunës së Parisit” me kapele dhe rroba të zakonshme, në shoqërinë e disa personave.
Duket se edhe këtë radhë, produksioni i Big Brother Vip, nuk ia doli dot që të mashtrojë publikun, teksa sa i përket televotimeve po bëhen gjithnjë e më mosbesues, nëse merren parasysh votat e publikut apo jo.
Pa përmendur edhe episodet e tjera, ku Ilnisa apo Roza me fjalë apo veprime kanë lënë të nënkuptohet se kanë dalë nga shtëpia e BBV dhe janë rikthyer sërish, e ndërsa Rikja, ka deklaruar se ka folur me të ëmën dhe të motrën në dhomë të rrëfimit.