Vendi

“Prindërve të mi u thoshte do ta zhduk”/ Ish-burri i vrau bashkëjetuesin, flet 27-vjeçarja: Xhuliano më ka nxjerrë thikën para fëmijëve…

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Fier, ku një 39-vjeçar ka goditur me thikë për vdekje bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes së tij në Fier. E ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, 27-vjeçaja ka deklaruar se e gjithë kjo ngjarje ka për t’i ngelur traumë në jetë. Ndërkohë që ka theksuar se ish-bashkëshorti e ka kërcënuar disa herë atë në prani të fëmijëve.   

“Ngjarja do më mbesë traumë gjithë jetën! Me Xhulianon nuk është bërë shkak Xhimi për divorcin. Kanë qenë probleme të tjera, nuk mund ta shtyja dot më me atë njeri. Hynte në burgje në Itali, Marjus është emri i tij i vërtetë. Kishim 9 vite bashkë. 2.5 vite ishim thuajse të ndarë jetonim në dhoma të ndarë, rrinim vetëm për hir të fëmijëve. I thoja do të ndahemi dhe më thoshte të vras madje më ka nxjerrë thikën edhe para fëmijëve.

Më vinte poshtë shtëpisë më ofendonte më shante kërcënonte. U kishte thënë edhe familjarëve të mi se do më zhdukte. Në se del një mesazh apo foto e nisur nga ne tek ai, futem unë në burg. Mund t’i kem thënë e dua Xhimin, por kurrë ato pisllëqe që pretendon ai. Si mund të nisja diçka të tillë, kur nuk i kisha pranuar që kisha një lidhje. Më telefononte deri në 2 të natës me pretekstin a kishin fjetur fëmijët apo jo Unë jetoja me motrën, por Xhimi jetonte pranë meje në një shtëpi tjetër. Kishim lënë që gjithçka të bëhej zyrtare pas divorcit zyrtar”, u shpreh ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button