Vendi

Pr.Ligji për shëndetin riprodhues/ Pastor Akil Pano: Surrogacia biznes që do të dëmtojë familjen dhe shoqërinë

Një projektligj i ri që rregullon shëndetin seksual dhe riprodhues është hedhur për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë.

Ky projektligj është kundërshtuar edhe nga komunitete fetare.

Pastor Akili në një intervistë për Fax News u shpreh se është kundër abortit dhe surrogacisë duke e cilësuar këtë të fundit si biznes.

“Aborti është ndalim është dështim, është faliment, faliment i jetës, ndërprerje e saj.

Jeta nis me embrionin.

Sipas shkencës në javën e gjashtë, embrionit i dëgjohen rrahjet e zemrës.

Çdo klerik është në mbrojtje të jetës dhe kundër abortit, i cili është dështim dhe atentat që i bëhet jetës njerëzore.

Aborti i vajzave 16-vjeçare është projektligj tragjik që jo vetëm inkurajon vajzat që të vrasin bebet, por nxit ndarjen brenda familjes.

Surrogacia eshte e ndaluar pasi fëmija do të jetë gjithmon në kërkim të nënës që e ka mbajtur në bark.

Surrogacia është një element që ekspozon qënien njerëzore përkundrejt trafikimit”, u shpreh ndër të tjera Pastor Akili për Fax News./ Fax News.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button