Lajme

Policia në kërkim të pronarit të një çante me ar, që e “harroi” në tren

Policia zvicerane është në kërkim të një personi, i cili la një çantë me shufra ari në një tren, vlera e të cilave shkon në 182 mijë franga, (rreth 170 mijë euro).

Sipas asaj që shkruan e përditshmja Independent, autoritetet e zbuluan arin me peshë 3 kilogramë në një tren që udhëtonte nga St Gallen drejt qytetit të Lucerne, rreth 48 kilometra nga Zyrihu, në Tetor të 2019-s.

Zyrtarët zviceranë thanë se pavarësisht hetimeve pronari i arit nuk është mundur të gjendet dhe çanta që prej asaj kohe është konfiskuar nga Prokuroria.

Ishte pikërisht kjo e fundit e cila e bëri publike së fundmi gjetjen, me shpresën se pronari do të bëhej i gjallë.

Në një deklaratë të publikuar në mediat lokale, zyrtarët thanë se i zoti i arit ka të drejtë deri në 5 vjet që të deklarojë pronësinë mbi të.

Ata thanë se kanë marrë disa pretendime për pronësinë e kësaj pasurie, të cilat po verifikohen. Megjithatë mbetet e paqartë sesi autoritetet do të verifikojnë pretendimet e kujtdo që deklaron se ari i përket atij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button