“Po raporti i Heidit me Fationin ç’ishte?”
Teksa një pjesë e banorëve kanë qenë duke analizuar lojën e pjesës tjetër të konkurrentëve që nuk ishin aty, Heidi ka qenë një për të cilën është komentuar afrimiteti që ajo ka patur në nisje të programit me Fation Kuqarin i cili nuk është më pjesë e garës.
Ka qenë Juli i cili shprehet se nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur mes tyre, si nisi dhe si mbaroi ajo gjë.
E ndërsa përballë tij qëndron Erjola që shprehet se Fationin e njeh që jashtë shtëpisë dhe me zemrën e mirë që ai ka nuk e ka nxjerrë keq Heidin.
Juli- Tamam tamam marrëdhënien e Heidit me Fationin e kam kuptuar sepse i kam parë por çfarë ishte?
Erjola: Unë e njoh që jashtë Fationin, ka një lloj egoje. Ai ka zemrën aq të madhe sa për mos ta nxjerrë keq Heidin tha ‘në rregull’ dhe ia preu.
Erjola: Sinjal në kuptimin, shikime, gjëra… ajo ktij.
Juli: Këtë e kemi kuptuar por si filloi dhe si mbaroi gjëja?
Erjola: Plus kur u pyet nëse do të dilje nga shtëpia për kë do të të vinte keq të njihje më shumë nuk përmendi Romeon ajo po Fationin.