Po mirë mor qen bir qeni… ! Cekja i Beratit tregon çfarë i tha babai pasi pa filmin “Gjuetia e fundit”
Aktori i njohur Sejfulla Myftari, të cilin e njohim të gjithë si Cekja i Beratit, ka rrëfyer për RTSH, disa detaje pikante për pjesmarrjen në komedinë “Gjuetia e fundit”.
Mes të tjerave, ai ka treguar edhe një skenë me të atin, pasi ky i fundit kishte parë komedinë.
“Shkoj në Berat unë. Shfaqet filmi, e shikon plaku.
Kjo ishte skena më e bukur. E pa plaku.
Mbaroi filmi dhe rrinte më shikonte mua me habi.
Nja katër minuta vetëm më shikonte.
-Çfarë ke, i thashë unë?
-Po mirë mor qen bir qeni, më tha mua.
-Pse mor, çfarë ke, i thashë unë?
Po vajte një muaj në Tiranë, xhirove film, që të bëje si qen ti, më tha mua?
Po pse, nuk bëje dot si qen këtu në Berat ti, po vajte deri në Tiranë për të bërë si qen, me tha”, tregon aktori i njohur.