Vendi

Pesë Raste me Ethet e Nilit në Fier dhe Patos

Javën e parë të gushtit, pesë pacientë të moshave 50-60 vjeç janë regjistruar në spitalin e Fierit me simptoma të etheve të Nilit Perëndimor. Pacientët janë transferuar në QSUT për trajtim, ku tre prej tyre janë konfirmuar të prekur nga sëmundja, ndërsa për dy pacientët e tjerë po priten rezultatet e analizave.

Shefja e shërbimit epidemiologjik në Fier, Anila Mocka, ka sqaruar se gjendja e pacientëve është e qëndrueshme. Dezinsektimi intensiv po kryhet jo vetëm në vatrat ku u shfaq infeksioni, por në të gjitha territoret që shërbejnë si habitate për mushkonjat. Specialistët e shëndetit publik u kanë bërë thirrje autoriteteve lokale të pastrojnë kanalet vaditës, pasi prezenca e mbetjeve urbane në këto ujëra i bën ato vatra potenciale të vektorëve të sëmundjes.

Masat parandaluese janë thelbësore, sipas Moçkës. Uji i ndenjur që shërben për shumimin e mushkonjave duhet të eliminohet nga çdo shtëpi apo mjedis tjetër i hapur për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button