Vendi
Përndoqi të miturën, nisin hetimet për 33-vjeçarin në Cërrik
Kanë nisur hetimet për një 33-vjeçar, banues në Cërrik.
Policia bën me dije se 33-vjeçari në mënyrë të përsëritur ka ndjekur dhe telefonuar një 17-vjeçare, pa pëlqimin e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 33 vjeç, banues në Cërrik, pasi në mënyrë të përsëritur ka ndjekur dhe telefonuar një 17-vjeçare, pa pëlqimin e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./oranews.tv