“Për ci*ën po i flas”, Ilnisa shpërthen ndaj Eglës: S’ta ka dhënë Zoti mundësinë të kesh fëmijë…
Debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP3” nuk kanë fund. Një përballje të ashpër kanë patur sot Egla Ceno dhe Ilnisa Agolli. Kjo e fundit e ka prekur aktoren e njohur në pikën e saj të dobët.
“Nuk ta ka dhënë Zoti mundësinë që të kesh fëmijë”, iu drejtua moderatorja banores, e cila tha se sapo të dalë nga “BBv” do ta bëjë një fëmijë.
“Ta uroj të pastrosh edhe imazhin se e ke siç e ke”– i tha Ilnisa, ndërsa Egla ia ktheu duke thënë: “Mos u merr me imazhin tim. Secili me imazhin e vet.”
Pjesë nga debati:
Ilnisa: Se kupton rëndësinë e cicës ti se nuk të ka dhënë Zoti mundësinë të kesh fëmijë
Egla: O Zot nuk më besohet, gjuha e trupit është gjithçka
Ilnisa: Nuk ta ka dhënë Zoti mundësinë që të kesh fëmijë
Egla: Çfarë të them!
Ilnisa: Sa e bukur është ti japësh jetë dikujt
Egla: Mund të kem kur të dal. S’më ka ardhur akoma qejfi për të pasur
Ilnisa: Vërtetë?
Egla: Po
Ilnisa: Unë të uroj shumë, edhe mesazhet e Julias uroj që të të ndihmojnë
Egla: Faleminderit
Ilnisa: Ta uroj të pastrosh edhe imazhin se e ke siç e ke
Egla: Mos u merr me imazhin tim. Secili me imazhin e vet.
Ilnisa: E kam shumë të pastër un
Egla: Merru me imazhin tënd.
Ilnisa: Uroj që të kesh fëmijë dhe të pastrosh imazhin
Egla: Po pata qejf do e bëj
Ilnisa: Do na bësh edhe një fëmijë që ti flasësh për cicën
Egla: Për cicën po i flas atij tani