Vendi

Parashikimi i motit 25 Qershor 2024, kthjellime dhe vranësira

Vendi ynë, do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Falë tërheqjes grauale të Anticiklonit Afrikan dhe qarkullimit të një qendre me presion atmosferik të ulët, si dhe masave ajrore më të freskëta e relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Për pjesën më të madhe të ditëve, moti përgjatë Ultësirës Perëndimore e bregdet, pritet të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në orët e nxehta të ditës, pra kryesisht në orët e drekës deri ato të pasdites.

Këto vranësira në këto zona do të shhoqërohen me reshje shiu të dobwta dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Në relievet malore në lindje, reshjet lokalisht me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave, shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndimi me shpejtësi 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe ato luginore era fiton shpejtësi 10-12m/sek.

Duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcë 1-3 ballë. Prezencë të grimcave të rërës së Afrikës së Veriut në ajër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button