Lajme

“Nuk mund ta mbaj unë gjithë jetën”/ Nëna hedh ne gjyq djalin 50-vjeçar qe jetonte akoma me te

As nuk punonte, as nuk ndihmonte me punët e shtëpisë por mbi të gjitha, nuk kishte ndërmend të jetonte më vete.

Ky është rasti i një 50-vjeçari italian në qytetin e Torinos, i cili jeton ende me nënën e tij, e cila ka vendosur që ta padisë.

E mërzitur me “fëmijën” që nuk po largohet nga shtëpia, gruaja fitoi gjyqin dhe tashmë 50-vjeçari duhet të gjejë një banesë tjetër.

Gjykatësi e konsideroi “parazitare” qëndrimin e burrit në shtëpinë e nënës, e cila fillimisht ishte ankuar në polici dhe më pas i ishte drejtuar gjykatës.

“Më ndihmoni të largoj djalin nga shtëpia, dua të jetoj e qetë. Nuk mund ta mbaj unë gjithë jetën. I kam ofruar edhe 400 euro në muaj vetëm që të ikë, por nuk pranon”, ishin fjalët e gruas.

Gjykatësi vendosi largimin e 50-vjeçarit nga banesa për “keqt rajtim ndaj nënës”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button