“Nuk besoj në marrëdhënien tuaj”, Egla kundër lidhjes Ilnisa-Meriton: Në momentet e tij më të këqija ti…
Egla ka shprehur që nuk beson në marrëdhënien e çiftit Ilnisa dhe Meriton.
Sipas saj, Ilnisa është ajo që po e përdor Meritonin për lojë, pasi nuk e ka mbështetur në momentet që ai ka qenë.
Në një debat janë përfshirë natën e sotme në Prime të Big Brother Vip, me Ilnisën që thotë se Egla është kundër marrëdhënies së tyre pasi ajo është më e madhe në moshë se Meritoni.
Ilnisa: Është e vetmja mënyrë që Egla të mbijetojë në këtë shtëpi, duke folur keq për secilin që bie pre.
Ilnisa: Situatën me Anaisin e përfoli. Çudia më e madhe ishte kur më më trajtoi mua si mami dhe i thotë Meritonit ‘shko te mami jot’.
Egla: Nuk besoj. Dashuria nuk është vetëm te puthjet dhe përqafimet. Kur iu hodhën për rripin ti nuk doje t’ia dije fare, ku është dashuria këtu?
Ilnisa: Pse e shqetëson kaq shumë Eglën puna e moshës?
Egla: Se nuk besoj në marrëdhënien tuaj, ti po e përdor. Meritoni është komod sepse nga kjo varet qëndrimi i tij këtu
Ilnisa: A e di çfarë është një marrëdhënie, që ke kaq helm dhe vrer. Nuk po e përdor Meritonin.