Njeriu më me fat në Amerikë, fiton lotarinë 1.35 miliardë dollarë
Ka dalë mbrëmjen e së premtes fituesi i Xhekpotit më të madh në historinë amerikane, plot 1.35 miliard dollarë. Numrat fitues: 30, 43, 45, 46, 61 çuan fatin në derën e një qytetari amerikan, emrin e të cilit nuk e bëjnë me dije organizatorët e lojës.
Variantet për të marrë këtë çmim janë të ndryshëm, ose një pagesë vjetore për 29 vjet, që shkon në miliona dollarë, ose marrja e të gjitha parave menjëherë. Në shumicën e rasteve, fituesit preferojnë që ta marrin shumën të gjithën për ta shpenzuar më pas sipas kënaqësisë së tyre.
Ky është xhekpoti i katërt më i madh në historinë amerikane. Të gjithë po presin për të mësuar kush e ka fituar këtë çmim. Fitimi i xhekpotit të së premtes vjen vetëm tre muaj pas një xhekpoti prej 502 milionë dollarësh më 14 tetor, kur pati dy bileta fituese nga Kalifornia dhe Florida.
Në të shkuarën nuk kanë munguar as situatat komike me çmime të këtilla. Një zotëri që fitoi çmimin e madh prej dhjetëra miliona dollarësh, preferoi të ngelej anonim, por kur shkoi për të tërhequr çekun, ishte veshur si nëpër filmat vizatimorë.
“Nuk dua që të më kërkojnë para borxh po e morën vesh kush jam”, mësohet të ketë thënë ai për mediet amerikane, vite më parë.