Lajme

Ndodh pas 25 vitesh, Smart nuk do të prodhohet më

Segmenti më i vogël i tregut të makinave mbeti pa Smart. Dalje në treg e tij shënoi një histori interesante në epokën e mikro makinave. Makinat e vogla urbane në Evropë kanë qenë gjithmonë kryesoret, por kur Smart u shfaq më shumë se 25 vjet më parë, pamja ndryshoi në mënyrë drastike. Smart ForTwo shënoi një epokë dhe një trend. Jeta e tij ishte relativisht e gjatë dhe e suksesshme.

Pavarësisht gjithçkaje, lamtumira e tij përfaqëson një moment historik të rëndësishëm, si për markën ashtu edhe për miliona shoferë në mbarë botën. Edhe pse zhvillimi i tij filloi në fillim të viteve të 90-ta, për herë të parë u shfaq në panairin e makinave në Paris në 1998 dhe nuk mund të kalonte pa u vënë re.

Pavarësisht përmasave të vogla, me një gjatësi prej vetëm 2.5 metrash, ai përfaqësonte një koncept plot logjikë, prakticitet dhe funksionalitet. Ndërsa fillimet nuk janë kurrë të lehta, zhvillimi i ndërlikuar i Smart ForTwo paraqiti çështje sigurie gjatë fazave të tij të hershme. Gjenerata e parë e modelit ForTwo ishte e suksesshme, kështu që Smart, i cili më pas kontrollohej nga Daimler Group, vendosi të ofronte një model të dytë, Smart ForFour. Ishte i njëjti koncept, vetëm me më shumë dyer dhe më shumë vende. Por jo vetëm ForFour u krijua, Smart në një moment u ofroi klientëve coupe dhe roadster dhe crossblade.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button