Rajoni

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, burrit që vrau gruan në Pejë

Ka ndërruar jetë ditën e sotme, Zyrafete Lajqi, nëna e Edmond Lajqit që një ditë më parë vrau bashkëshorten e tij në Pejë.

Nëna e autorit të ngjarjes së rëndë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spital. Ndërkohë djali i saj, sot ka dalë para gjykatës pasi akuzohet për vrasjen e bashkëshortes 43-vjeçare Gjyljeta Ukella.

Një ditë më parë, Lajqi vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, nënën e tre fëmijëve, teksa ajo ishte duke pirë kafen e mëngjesit. Ai e ka qëlluar me armë nga mbrapa dhe më pas ka njoftuar policinë duke deklaruar: “E vrava gruan”.

Sot është shpallur ditë zie në Kosovë për shkak të vrasjes së grave.

Dy gra janë vrarë brenda pak ditësh në Kosovë. Njëri rast ndodhi në Ferizaj, e tjetri në Pejë (lexo këtu). Në rastin e parë i dyshuar është ish-bashkëshorti i e në rastin e dytë bashkëshorti i viktimës. Situata po cilësohet si alarmante, teksa po kërkohen veprime urgjente për të parandaluar vrasjen e grave./lexo.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button