Bota
Ndalon për të blerë sallatë, fiton lotari 1 milion dollarë
Një burrë nga Nebraska e ShBA-së tha se një ndalesë e shpejtë për të blerë sallatë, e çoi në fitimin e çmimit prej 1 milion dollarësh.
Brant Edgington u tha zyrtarëve të lotarisë se vendosi të blinte një biletë Mega Millions për shortin e 22 marsit.
Një nga lojërat e tij përputhej me pesë numrat e parë fitues, 03-08-31-35-44, duke humbur vetëm Mega Ball, 16.
Babai beqar tha se nuk mendon që do të vazhdojë të luajë lotari përsëri.