Motra e Agim Doçit tregon momentet e fundit me të: Mjekët bënë të pamundurën…
E motra e poetit të ndjerë Agim Doçi, Teuta Doçi ka ndarë me publikun momentet e fundit me të vëllanë.
Në një bisedë telefonike për “Shqipëria Live”, ajo tregoi se i vëllai shkoi në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ia doli dot që të shpëtonte edhe pse mjekët bënë të pamundurën.
“Kam shumë emocione. Unë mbrëmë kam parë një intervistë të fundit të Agimit, jam shumë e emocionuar që të flas për Agimin. Pësoi një goditje të rëndë, për të cilën shpresuam se do t’ja dilte. Mjekët bënë të pamundurën, por nuk ia doli. Ju falenderoj të gjithë mediat që kanë shkruar me aq dashuri për Agimin. Për në është shumë e dhimbshme. Nuk di çfarë të them tjetër. Ai ishte sfidant i gjithëçkaje. Ju falenderoj shumë,”-tha sipërmarrësja Teuta Doçi.
Kujtojmë se zemrae Agim Doçit, poetit të talentuar, autorit të teksteve të mijëra këngëve shqipe, të qindra këngëve për Kosovën, që i këndoi pa pushim jetës, atdheut, lirisë, dashurisë dhe njerëzve, pushoi së rrahuri. Poeti mbylli sytë sot në moshën 76-vjeçare në reanimacionin e Shërbimit të Neurologjisë në QSUT ku ndodhej i shtruar prej 22 qershorit pasi pësoi hemoragji cerebrale.
Doçi u nda nga jeta (24 qershor) në mëngjes në orën 06:00 ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë, ndërsa homazhet do të zhvillohet në orën 11:00.