Bota

Moti i keq “pushton” Europën, të paktën pesë të vdekur

Moti i keq me reshje të denduar shiu ka pushtuar ditët e fundit Europën. Shumë vende evropiane janë tashmë nën “sundimin” e stuhive të shiut dhe erërat e forta.

Itali, Franca dhe Spanja janë vendet që vuajnë më së shumti pasojat e motit të keq.
Javën e kaluar në Italinë veriore një 16-vjeçar humbi jetën, pasi një ortek dëbore e zuri poshtë.

Ndërkohë Franca është përmbytur nga reshjet e intensive. Autoritetet franceze raportojnë për katër viktima nga moti i keq në vend. Gjithashtu ka edhe banorë të zhdukur, mes tyre dy fëmijë të moshës 3 dhe 14 vjecc.

Nëna e dy të miturve shpëtoi, por nga babai i tyre nuk ka asnjë gjurmë. Në Spanjë rezultojnë të zhdukur tre banorë. Stuhia “Monica” që ka pushtuar Europën u shoqërua në fundjavë me erëra të forta dhe reshje të konsiderueshme shiu në vendet evropiane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button