Life&Gossip

“Mos më braktisni”! Kur arti “ngre në këmbë” popuj! Historia e Parashqevi Simakut dhe solidariteti i popullit italian për këngëtaren Gerardina Trovato

Teksa në Shqipëri rrjetet sociale janë mbushur me imazhe të këngëtares ikonike Parashqevi Simaku, me thirrje për ta shpëtuar e për ta rikthyer në vendlindje, me njerëz që po përpiqen ta ndihmojnë e të përfitojnë prej saj pa gjetur një zgjidhje përfundimtare për ta nxjerrë nga situata në të cilën ndodhet, në vëmendje rikthehet historia e këngëtares italiane Gerardina Trovato.

Si u ngrit në këmbë populli italian për ta nxjerrë nga vorbulla e depresionit dhe nga vështirësitë ekonomike që e kishin detyruar të prekte fundin.

Gerardina Trovato, u bë e famshme në vitet ’90 pas pjesëmarrjes në Sanremo, dhe u zhduk nga skena dhe jeta publike për vite të tëra, deri kur një video tronditëse e saj, ku bënte thirrje për ndihmë, u shfaq në rrjetet sociale dhe u shpërnda me shpejtësi.

“Gjithmonë kam menduar se rëndësi kanë njerëzit dhe ne nuk do të ishim asgjë nëse ju nuk do të ishit aty. Mos më braktisni, sepse ju jeni forca ime.” u shpreh këngëtarja.

Shenjat e kohës dhe të vuajtjeve në fytyrën e saj goditën menjëherë ndjeshmërinë e publikut. Pamja e Gerardina Trovatos u shndërrua në simbol të konsensusit empatik.

Videoja ishte e sinqertë dhe prekëse, emocioni i Gerardinës ishte evident dhe i padiskutueshëm dhe në rrjetet sociale nisën fushata të titulluara: “le të ndihmojmë Gerardinën”, “Le të bëjmë një peticion për dërgoje në Sanremo”, “Le t’i japim jetën Gerardinës”.

Por ndihma e vërtetë dhe shpëtimi për Gerardina Trovaton ishte fakti që njerëzit u rikthyen të dëgjonin këngët e saj, të cilat u ngjitën sërish në klasifikime dhe në listën e këngëve me të dëgjuara në Spotify.

Fillesat e problemeve me shëndetin mendor për këngëtaren italiane lidhen me thashethemet për orientimin e saj seksual, të iniciuara nga asistentja e saj e cila ishte homoseksuale e dekaruar. “Ndihesha si e zënë në kurth dhe nuk arrija të lirohesha”- deklaroi ajo. Por vdekja e babait të saj në vitin 2007 ishte pika e kthesës, nga jeta e luksit dhe fama, drejt varfërisë ekstreme dhe nevojës për tju drejtuar Caritasit për të siguruar ushqim. Problemet për trashëgiminë me nënën e saj e rënduan gjendjen e saj mendore dhe e lanë pa punë e pa para.

Tashmë Gerardina Trovato është rikthyer në skenë dhe në ekranet televizive si shembull i ndjeshmërisë, mbështetjes dhe dashamirësisë për artin e vërtetë në Itali.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button