Vendi

“Me zor qëndroj në këmbë”, Gjergj Zaharia përgënjeshtron Princin Leka: Ai më sulmoi, unë u vetëmbrojta

Babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, ka deklaruar se ndryshe nga sa pretendon princ Leka, i cili ka deklaruar në polici se është sulmuar nga ish-vjehrri, ka ndodhur e kundërta.

Sipas dëshmisë, Zaharia ka thënë se ka vepruar në vetëmbrojtje dhe se ka qenë Princi Leka ai që e kam sulmuar.

Në dëshminë e tij para policëve, Gjergji shprehet se “ai është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë, kështu nuk ka mundësi që të dhunojë Princin e cili është 2 metra i gjatë”.

Ai e akuzon Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda.

“Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e ca kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë”, u shpreh Gjergj Zaharia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button