Më të lumtur se kurrë? Heidi dhe Romeo marrin ‘vendimin’ e rendesishem per jeten e tyre…
Heidi dhe Romeo kanë vendosur të qëndrojnë larg zhurmës mediatike dhe angazhimeve profesionale.
Çifti, romanca e të cilëve lindi nga formati i “Big Brother Vip” kanë vendosur të bashkëjetojnë. Kështu bëjnë me dije burime nga “Vip Magazine”.
Dyshja janë vendosur në një apartament ku po jetojnë vetëm, teksa planifikojnë pushimet e tyre këtë verë.
Pavarësisht kërkesave dhe ofertave të shumta, Heidi dhe Romeo kanë qëndruar larg angazhimeve profesionale deri tani duke ju dedikuar njëri-tjetrit.
Nga ana tjetër, Heidi i ka thënë Jo ofertës së Manushit për të prezantuar programin që do të nisë në Top Channel dedikuar kampionatit europian të futbollit.
Megjithatë ajo është shprehur e gatshme të vijë në ekranin e Top Channel si moderatore, kështu që do të na duhet të presim shtatorin për të parë se në çfarë formati do të vijë ajo për publikun.