Mamaja e Monika Kryemadhit paraqitet në SPAK: Jam krenare për vajzën time, çështje politike!
Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit është pyetur për katër orë në Strukturën e Posaçme, SPAK. E pyetur nga gazetarët, Kryemadhi tha se është paraqitur në SPAK për të dëshmuar mbi pasurinë e saj, një banesë.
Fatime Kryemadhi tha se pyetjet rreth tyre kanë nisur që prej se vajza e saj “nisi të merrej me djegësat.
“Sqarova. Jam krenare për vajzën që kam. S’e mohoj edhe sikur pale se si. E di, pse është kjo puna e gjitha. Qëkur filloi të merrej me djegësat ajo…U thirra për çështjen e blerjes së shtëpisë. Me shtëpinë që kam. Unë s’kam qene pa punë. Se këta e kanë nxjerrë sikur me një pension 160 mijë, paskam blerë shtëpi unë.
Të gjitha transaksionet janë kryer me bankë. Unë kam ndihmuar gjithmonë vajzën time. Jam krenare për vajzën, e di nga e kam. Kjo histori ka nisur që kur vajza ime ka nisur të merret me djegësat. Unë nuk kam kompani 5D apo 8D. Kjo histori është politike.”/oranews.tv