Life&Gossip

Madonna i kërkon fanses në karrocë të ngrihet në këmbë

Madonna sigurohet që në çdo koncert të marrë vëmendje qoftë edhe me një veprim të vogël, por kjo e fundit mund të quhet një nga gafat më të pafalshme që ajo ka bërë ndonjëherë dhe rrjeti nuk ka hezituar ta “kryqëzojë”.

Në një koncert që ajo ka mbajtur në fillim të këtij muaji, ajo i ka kërkuar një fanseje që ishte në karrocë të çohej në këmbë.

Çfarë po bën ulur atje? Çfarë jeni duke bërë ulur?,”-tha ajo, përpara se të shkonte në anën e skenës për të parë nga afër fansen që mesa duket e kishte mërzitur këngëtaren. Pasi iu afrua, Madonna 65-vjeçare më pas e kuptoi gabimin e saj dhe kërkoi menjëherë falje.

“Oh në rregull. Politikisht jokorrekte. Më vjen keq për këtë. Më vjen mirë që je këtu,”-tha ajo dhe e la me aq komentin e saj. Por jo interneti.

Klipi – i cili është parë më shumë se 10 milionë herë – ka ngjallur shumë reagime në rrjet. Por ishte sërish fansja e saj, ajo që mbrojti.

Disa njerëz janë në karrige me rrota dhe mund të ngrihen në këmbë – ajo nuk e kishte idenë se isha e paralizuar,“- tha Vanessa Gorman, e cila nuk mund të ecë më që nga një aksident automobilistik që i ka ndodhur në vitin 1999.

Po ashtu, shtoi se kishte besim që Madonna nuk e kishte me të keq komentin që i bëri, ndaj edhe kërkoi më shumë paqe në komente.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button