Ekonomi
Leku forcon pozitat ndaj monedhave të huaja
Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të mërkurën leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0.05 lekë, ndërsa monedha europiane zbriti me 0.02 lekë.
Dollari amerikan u këmbye me 91.75 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 100.17 lekë.
Ndaj monedhës vendase, pozitat i dobësuan edhe paundi britanik e franga zvicerane.
Monedha britanike u këmbye me 116.60 lekë ose 0.05 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 106.48 lekë ose 1.00 lekë më pak se ditën e martë.